21:35 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

20:48 | 03/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Administrata e presidentit të SHBA-së njoftoi zyrtarisht Donald Trump do të jetë i pranishëm në samitin e NATO-s që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor në Hagë, Holandë.

Trump po kërkon me këmbëngulje nga vendet anëtare të NATO-s të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen kombëtare. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levit, bëri me dije se së shpejti do të zhvillohet një bisedë telefonike mes presidentit Trump dhe homologut kinez, Xi Jinping.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me kujdes zbatimin nga Kina të marrëveshjes doganore të muajit të kaluar. Levit theksoi gjithashtu se Trump nuk ishte informuar paraprakisht për operacionin ukrainas “Rrjeta e Merimangës”, ku Ukraina sulmoi bazat ruse në Siberi me dronë për të goditur avionët bombardues me kapacitete bërthamore.

Edhe Ukraina është ftuar në samitin e ardhshëm të NATO-s, ka deklaruar Volodymyr Zelensky. Pritet që mbështetja ushtarake dhe politike për Ukrainën të jetë një nga temat kryesore të samitit.

 

 

Lidhur me samitin, presidenti ukrainas ka thënë se “ne u ftuam në samitin e NATO-s. Mendoj se kjo është e rëndësishme”. Zelensky nuk ka specifikuar se kush do ta përfaqësojë në këtë ngjarje Ukrainën.

Lideri ukrainas ka bërë thirrje që NATO të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën në rast të një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Pas

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Para

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Para
Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.