Presidenti amerikan, Donald Trump firmos sot urdhrin e ri ekzekutiv që ndalon udhëtimin drejt SHBA-ve, nga disa vende me shumicë myslimane.
Këtë gjë Trump e ka paralajmëruar edhe gjatë fushatës elektorale. Në urdhrin e ri, pritet të ketë një zëvendësim krahasuar me versionin e parë që është bllokuar nga gjyqtarët federale. Pritet që të përjashtohet Iraku nga vendet e listës së zezë, ndërsa do vazhdohet t’i bllokohet hyrja për në SHBA qytetarëve nga Somalia, Sudani, Siria, Irani, Libia dhe Jemeni.
Trump do të qartësojë statusin e njerëzve nga këto vende që kanë marrë tashmë kartën e gjelbër, të SHBA, duke specifikuar se, ata nuk janë prekur. Një zyrtar i lartë i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se urdhri i ri do ketë një kohëzgjatje 90-ditore. (J.V/Shuplaka)