Pas fjalëve përmbyllëse, ish-presidenti Donald Trump foli për rreth 42 minuta e 52 sekonda, ndërsa nënpresidentja Kamala Harris foli për rreth 37 minuta e 36 sekonda.
Ndërsa debati ishte krijuar për t’u ofruar të dy kandidatëve një shans të barabartë për t’iu përgjigjur pyetjeve, ata mund të zgjidhnin të mos përdornin kohën maksimale të caktuar. Moderatorët gjithashtu lanë më shumë kohë për përgjigje pas disa shkëmbimeve.