Presidenti amerikan Donald Trump nuk është testuar për koronavirus, tha Shtëpia e Bardhë të hënën, megjithëse dy ligjvënës me të cilët ai ka pasur kontakt, njoftuan se ishin vetkarantinuar pasi kishin marrë pjesë në një konferencë ku kishte pasur një person të infektuar me virus, njofton Reuters.
“Presidenti nuk e ka bërë testin për COVID-19 sepse ai nuk ka pasur ndonjë kontakt të afërt të zgjatur me ndonjë pacient të konfirmuar më COVID-19 dhe as nuk ka ndonjë simptomë.
Presidenti Trump gëzon shëndet të plotë dhe mjeku i tij do të vazhdojë ta monitorjë atë nga afër”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephani Grisham në një deklaratë.
Vetë Trump i ka qendruar derimë tani tezës se koronavirusi nuk duhet të trajtohet me panik, dhe nuk përbën rrezik për njerëzit e shëndetshëm.
Dy ditë më parë në një konferencë ku pyetej për pasojat ekonomike nga epidemia e koronavirusit, ai theksoi se sapo ishin publikuar të dhënat për punësimin dhe se ishin të besueshme.
Më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se shumë amerikanë qëndronin në vend dhe zgjidhnin rezorte të jashtëzakonshme, duke shmangur udhëtimet jashtë. Dhe kjo sipas tij është një nga arsyet që shifrat për punësimet jamë kaq pozitive, pasi ka pasur shumë udhëtime brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës.