Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka përsëritur thirrjet e tij që turqit të shesin dollarët dhe eurot, me qëllim që të përkrahin monedhën kombëtare, vlera e së cilës ka rënë, për shkak të shqetësimeve mbi ekonominë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
Duke folur para mbështetësve në qytetin Unye, Erdogan gjithashtu tha se është për keqardhje që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin Andreë Brunson – një pastor amerikan që po gjykohet në Turqi nën akuzat për terrorizëm – përpara se të zgjedhin si aleat strategjik Ankaranë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërkuar lirimin e pastorit. Kjo është vetëm njëra nga çështjet për të cilën Uashingtoni dhe Ankaraja nuk pajtohen.
Më 10 gusht, Trump njoftoi se ka autorizuar dyfishimin e tarifave për çelik dhe alumin, që vijnë nga Turqia.
Pastori Brunson, që mbahet nga autoritetet turke që nga viti 2016, përballet me 35 vjet burgim, nëse gjendet fajtor nën akuzat se ka ndihmuar separatistët kurdë dhe një grup që Erdogani e akuzon se qëndron prapa puçit të dështuar ushtarak të vitit 2016.
Sanksionet dhe kërcënimet me tarifa kanë çuan në pothuajse kolapsimin e valutës turke, lirës – e cila vetëm më 10 gusht, ka rënë për 19 për qind – dhe kanë detyruar Ankaranë që të ndërmarrë hapa në shkurtimin e shpenzimeve, me qëllim që të stabilizojë ekonominë e vendit./REL/