09:42 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump i shpalli luftë tregtare, Europa në alarm: Tarifat e reja do të ndalojnë tregtinë SHBA-BE

15:23 | 14/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump i shpalli luftë tregtare, Europa në alarm: Tarifat e reja do të ndalojnë tregtinë SHBA-BE

Kërcënimi i Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30%ndaj produkteve të importuara europiane, praktikisht do të ndalonte tregtinë transoqeanike.

Kështu paralajmëroi kryenegciatori i BE me SHBA, Marosh Sefoviç. Në prag të një takimi të ministrave europianë të tregtisë ai tha se një tarifë prej 30 përqind apo më e lartë, do të kishte një impakt të madh, duke e bërë gati të pamundur vijimin e tregtisë mes vendeve të BE dhe Shteteve të bashkuara, e cila aktualisht kap vlerën e 4.4 miliardë dollarëve në ditë.

Duke shprehur zhgënjim, komisioneri i BE për tregtinë tha se ai dhe ekipi i tij negociues besonin se ishin pranë një marrëveshje, para se Trump të bënte njoftimin e beftë gjatë fundjavës.

“Ndjesia në palën tonë ishte se ishim shumë pranë një marrëveshje. Dua të them, po negocionim për të prej disa javësh dhe mendonim se ishim shumë pranë. Praktikisht një tarifë prej 30 përqind apo më shumë, ndalon tregtinë. Ka një impakt të jashtëzakonshëm, dhe do të ishte gati e pamundur të vijonim marrëdhënien transoqeanike si me parë”, tha Maros Sefcovic.

Ministrat e Tregtisë po shqyrtojnë masa të reja ndaj importeve prej 72 miliardë dollarësh të SHBA, në kundërpërgjigje të tarifave të reja të njoftuara nga Trump. Ministri i jashtëm i Danimarkës, i cili kryeson bisedimet tha se Europa nuk e do një luftë tregtare me SHBA, pasi do të ishte shkatërruese për të dyja palët.

Franca ndërkohë ka kërkuar një përshpejtim të përgatitjeve për kundërmasa të mundshme dhe ka kërkuar që Europa të jetë e gatshme për të përdorur një mekanizëm të pa testuar më herët, i cili parashikon masa ndëshkuese ndaj një vendi që përdor tregtinë si armë.

Gjermania flet në tone më të buta dhe kërkon një përgjigje pragmatike, ndërsa Italia paralajmëron kundër një lufte tregtare. Po ashtu vendet në Europën Qendrore dhe Lindore janë të shqetësuar se kundërmasat do të nxisin një tërheqje të mbështetjes ushtarake amerikane në Europë.

Pas

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin

Para

Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë

Para
Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë

Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë

 



Të Fundit

Korçë/Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari që shiste kanabis në doza

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes përmbyset në rrugë

Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati! Tarifa të reja mund të vendosen mbi eksportet amerikane

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Kreu i organizatës për migracionin thirrje BE-së: Shtoni dëbimet e migrantëve

I dënuar me vdekje për vrasje të dyfishtë, ekzekutohet 54-vjeçari në Florida, i teti në këtë shtet për 2025

Tiranë /Finalizohet operacioni “Fokusi”, kapet në flagrancë 31-vjeçari me armë zjarri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.