Presidenti i ri amerikan Donald Trump, ka filluar punën për të mbajtur një nga premtimet kryesore të fushatës së tij presidenciale, atë të ndërtimit të murit në kufirin meksikan.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha këtë mbrëmje se Trump do të kërkojë një taksë 20% mbi mallrat e importuara nga Meksika dhe të ardhurat do t’i përdorë për të ndërtuar murin përgjatë kufirit me Meksikë.
Presidenti meksikan anuloi sot vizitën e tij në Ëashington, kjo pas një debati se kush do të paguajë për murin.
Vetëm një ditë më parë, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit jugor me Meksikën, ndërsa sot njoftoi planin për taksën.
Sipas zëdhënësit Spicer, një taksë e tillë mund të gjeneronte rreth 10 miliardë dollarë të ardhura për një vit. (D.D/Shuplaka)