Presidenti Trump, ka thënë sot se forcat e armatosura amerikane nuk do të lejojnë që personat transgjinorë të shërbejnë në radhët e tyre në çfarëdo funksioni.
Trump u shpreh se “pas konsultimeve me gjeneralët dhe me ekspertët ushtarakë”, po i jepte fund pranimit të personave transgjinorë në forcat e armatosura të vendit.
“Ushtria jonë duhet të përqëndrohet në arritjen e fitoreve vendimtare dhe dërrmuese dhe nuk mund të rëndohet me shpenzimet e jashtëzakonshme mjekësore apo me problemet që mund të sillnin personat transgjinorë”, thotë Trump.
(S.SH/Shuplaka)