19:00 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump ”kapet keq me gazetarët”, nuk merr pjesë në mbrëmjen e korrespondentëve

10:42 | 26/02/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump ”kapet keq me gazetarët”, nuk merr pjesë në mbrëmjen e korrespondentëve

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar mospjesëmarrjen e tij në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, që do të zhvillohet më 29 prill. Shfaqja tejet tërheqëse bën bashkë figura të njohura, gazetarë dhe politikanë, e normalisht përfshin edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Por Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni, vetëm një ditë pasi Shtëpia e Bardhë përjashtoi një sërë mediash kombëtare e ndërkombëtare nga një seancë informuese joformale, shkruan ”TCH”. 

E megjithëse shpeshherë ai e ka përshkruar mbulimin negativ të lajmeve si “të rreme”, ai nuk ka dhënë asnjëherë asnjë provë për pretendimin e tij. Njoftimi i presidentit amerikan vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Shtëpisë së Bardhë dhe disa prej medieve vazhdojnë të përkeqësohen.

Të premten, “BBC”, “CNN”, “Buzzfeed” dhe “New York Times” ishin mes grupeve mediatike të ndaluara për të marrë pjesë në një seancë informimi joformale pa kamera, që do të zhvillohej nga Sekretari për Shtypin, Sean Spicer.

Disa orë përpara kësaj seance informimi, Trump kishte lëshuar edhe sulmin më të fortë ndaj atyre që ai i quan si “lajme të rreme” në media, duke shënjestruar ngjarjet që krijoheshin nga burime anonime. Ai tha se “lajmet e rreme” ishin “armiq të popullit”.

Trump e njoftoi mospjesëmarrjen në mbrëmjen e korrespondentëve përmes rrjetit social “Twitter”. “Nuk do të marr pjesë në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë këtë vit. Ju lutem, urojini më të mirat kujtdo dhe kalofshi një mbrëmje të këndshme”.

“Bloomberg News” dhe revista “the New Yorker” janë mes medieve që kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë festat e tyre të zakonshme këtë vit. Madje ka pasur edhe disa thirrje, që gazetarët të bojkotojnë këtë shfaqje.

Sipas “New York Times”, që prej vitit 1924 çdo president ka marrë pjesë në mbrëmjen e korrespondentëve të paktën një herë. Gjatë kësaj shfaqjeje, ata tradicionalisht kanë mbajtur fjalime gazmore dhe të shkujdesura. Ish-presidenti Barack Obama mori pjesë në këtë ceremoni plot 8 herë, duke mos munguar në asnjë vit të presidencës së tij prej dy mandatesh.

Në të kaluarën, Trump ka qenë pjesëmarrës i rregullt i kësaj mbrëmjeje. Ndërsa në vitin 2011, Barack Obama tha me shaka se Trumpi do ta kthente Shtëpinë e Bardhë në kazino, nëse bëhej president, e më pas nisi të tallej me thashethemet e atëhershme – të cilat më pas u përdorën edhe nga vet Trumpi, – se presidenti Obama nuk kishte lindur në SHBA.
 

Etiketa: gazetarettrump
Pas

Merr para me makinë turmën e njerëzve gjatë paradës në SHBA, plagosen 30 persona

Para

Ngacmoi seksulalisht tre nxënësit, në pranga drejtori i shkollës 9-vjeçare në Kuçovë

Para
Ngacmoi seksulalisht tre nxënësit, në pranga drejtori i shkollës 9-vjeçare në Kuçovë

Ngacmoi seksulalisht tre nxënësit, në pranga drejtori i shkollës 9-vjeçare në Kuçovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me thikë në Shkodër, plagoset një person

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Borsh, në kërkim një tjetër

Ligji për zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e bërë nga Partia Demokratike

31 të vdekur në azilin e pleqve të goditur nga përmbytjet në Pekin

Lirohet me kusht nga burgu ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader

Zelensky rrëzon ligjin antikorrupsion/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

Karuseli shkëputet nga lartësia, mbi 20 të plagosur

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.