Donald Trump ka kërcënuar Kinën me një tarifë prej 10% për importet e saj dhe ka paralajmëruar se tarifat mund të vendosen edhe ndaj Bashkimit Evropian.
Presidenti u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se administrata e tij po diskutonte normën 10% sepse fentanili, një opioid i fuqishëm, po dërgohej nga Kina në SHBA përmes Meksikës dhe Kanadasë.
Ai tha se tarifat mund të hyjë në fuqi që më 1 shkurt.
Duke folur për BE-në dhe vendet e tjera, ai tha se ata kishin një suficit tregtar shqetësues me SHBA-në.
“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq për ne. Kështu që ata do të kenë arsye për të pritur tarifat. Kjo është mënyra e vetme… ju do të keni drejtësi”, tha Trump.
Trump sugjeroi gjithashtu se Kanadaja dhe Meksika mund të përballen me tarifa 25% nëse nuk frenojnë trafikimin e emigrantëve të paligjshëm dhe fentanil.