Menjëherë pasi Trump kërcënoi se do ta gjobisë prodhuesitë gjerman të makinave aksionet e tyre pësuan rënie.
Në një intervistë për një të përditshme gjermane, Trump kërcënoi se do ta gjobiste kompaninë në fjalë për shitjen e makinave në SHBA nëse janë prodhuar në vende të tjera.
Kështu, aksionet e “Volksëagen” kanë rënë më shumë se dy për qind në tregun e “Stock Market Frankfurt” dhe aksionet e BMW-së kanë rënë ndjeshëm me 1,25 për qind.
Po ashtu edhe aksionet e “Daimler”, prodhuesi i automjeteve “Mercedes-Benz”, kanë rënë më poshtë se 1,63 për qind.
Por “BMW” me bazë në Mynih, i ka kundërshtuar vërejtjet e Trump pasi “BMW Group është në shtëpinë e saj në SHBA” duke shtuar se një veprim i tillë është krejtësisht i pabazuar. (D.D/Shuplaka)