Vjen përgjigja e parë ndaj kërkesës së presidentit të ri të Amerikës Donald Trump, që të gjithë ambasadorët e Obamës të japin dorëheqjen
Diplomati amerikan në Kanada, Bruce Heyman, nëpërmjet një shkrimi në tëitter ka bërë të ditur se sapo ka dhënë dorëheqjen nga posti.
“Siç më është kërkuar, unë kam dhënë dorëheqjen si ambasador i SHBA në Kanada e cila hyn në fuqi në datën 20 janar, ditën kur Trump merr zyrtarisht detyrën e tij.”, shkruan Heyman.
Më pas ai shton se rreth kësaj date do shpërngulet në Otava sëbashku me bashkëshorten e ti9j.
Edhe e shoqja në një deklaratë të mëvonshme, ka deklaruar se ka qenë një nder dhe privilegj për të të përfaqësonte SHBA-në në Kanada.
Heyman ka shërbyer si ambasador në Kanada që nga viti 2014. Ai ka tre fëmijë të rritur dhe tre nipër e mbesa. (D.D/Shuplaka)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/01/bruce-heyman-600x338.jpg)