Donald Trump është duke u kthyer në Uashington pas një takimi të shkurtër, por miqësor me udhëheqësit e aleatëve të Amerikës në NATO.
Nuk pati asnjë përplasje të dukshme diplomatike, deklarata kontraverse apo fyerje që kërkonin përpjekje urgjente për pastrim. Me këtë president amerikan, një udhëtim i qetë nuk është aspak i garantuar.
Pakënaqësia e Trump dukej se ishte përqendruar kryesisht te media amerikane dhe ajo që ai e quajti mbulim të padrejtë të një vlerësimi të rrjedhur të Pentagonit për sulmin ushtarak të së shtunës në mbrëmje ndaj Iranit.
Trump mund të jetë në një humor veçanërisht të mirë, sepse vendet e NATO-s i dhanë atë që ai kishte kërkuar.
Me përjashtim të Spanjës – e cila mori një paralajmërim të ashpër nga presidenti – të gjitha kanë premtuar të rrisin shpenzimet ushtarake në 5% të produktit të tyre të brendshëm bruto.
Është lloji i arritjes së prekshme që Trump me siguri do ta reklamojë në ditët në vijim si provë se stili i tij diplomatik, ndonjëherë i paturpshëm, mund të japë rezultate.