11:39 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump kthen rrugë, vetëm lëvdata për Kinën

09:07 | 09/11/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump kthen rrugë, vetëm lëvdata për Kinën

Në të kaluarën i ka kritikuar shpesh ato që i quante praktika të padrejta tregtare të Kinës, por gjatë vizitës së tij në Pekin, Presidenti amerikan Donald Trump kishte rezervuar lëvdata për udhëheqësin Xi Jinping.

Pas një takimi 2-orësh me Presidentin kinez, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk e fajësonte Kinën për faktin se përfitonte nga dallimet në mënyrat se si dy vendet bëjnë biznes.

“Nuk e fajësoj Kinën. Në fund të fundit, kush mund ta fajësojë një vend për faktin se është në gjendje të përfitojë nga një shtet tjetër për hir të qytetarëve të vet? Madje, e vlerësoj Kinën për këtë”, tha Trump.

Trump, të cilit iu rezervua një pritje madhështore, vizitoi kryeqytetin kinez si pjesë e një udhëtimi në 5 shtete të Azisë. Dy liderët njoftuan gjithashtu se vendet e tyre kishin nënshkruar marrëveshje biznesi prej 250 miliardë dollarësh, edhe pse nuk është e qartë nëse këtu përfshihen edhe ujdi të së kaluarës. Bisedimet lidhur me kërcënimin bërthamor nga Koreja e Veriut dominuan axhendën e Trumpit. Në fjalimet e mbajtura gjatë së enjtes, numri një i Uashingtonit tha se Kina, aletati kryesor ekonomik i Penianit, mund ta ndreqë problemin me lehtësi dhe shpejt. Pekini këmbëngul vazhdimisht se po bën gjithçka ka në dorë, por Trump shtoi: “I kërkoj Presidentit Jinping të punojë fort. Unë di një gjë për liderin tuaj, nëse ai përpiqet me të vërtetë, mund të realizojë çdo gjë”.

Ai e falendroi Presidentin kinez disa herë për përpjekje të tilla si kufizimi i tregtisë me Penianin, duke i thënë në një pikë se ai ishte shumë special.

Nga ana e tij, Jinping deklaroi se të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë për implementimin e sanksioneve të OKB-së dhe paqen e qëndrueshme në Gadishullin Korean.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: donald trumpkinatrump
Pas

Nuk kemi marrë paratë nga “Top Channel”, Danjeli dhe Fotini anullojnë dasmën

Para

Përplasen dy motorrçikleta në Shkodër, 67-vjeçari në gjendje të rëndë

Para
Aksident në rrugën Librazhd-Elbasan, 6 të plagosur

Përplasen dy motorrçikleta në Shkodër, 67-vjeçari në gjendje të rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Sllovenia legalizon eutanazinë. Parlamenti miraton ligjin pasi qytetarët votuan “pro” referendumit

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit! Pastrohet nga inertet, mbillet sërish me bar

Sulmi në kishën katolike në Gaza/ Kryeministri izraelit telefonatë me Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Tel Aviv

Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, pranga 21-vjeçarit (EMRI)

Tiranë/ Humb jetën në spital 54-vjeçari i aksidentuar, arrestohet 27-vjeçari drejtues i automjetit

“Asnjë lloj strukture mbi trotuare!”/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Në Tiranë çliruam 20 mijë m²

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Skandal në Vorë/ Grumbullonin produkte të skaduara nga tregje në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonin datat e skadencës dhe i rihidhnin në treg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.