Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se trupat amerikane së shpejti do të tërhiqen nga Siria.
Duke folur në Ohajo të enjten, Trump mburrej se SHBA po fiton betejën e saj kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik dhe u zotua se pasi lufta të përfundojë, trupat amerikane do të largohen nga Siria.
Ne do të dalim nga Siria, shumë shpejt “, tha presidenti gjatë një eventi në Ohajo. “Le të kujdesen tani Të tjerët për të.”
“Duhet të kthehemi në vendin tonë ku i takojmë, ku duam të jemi”, shtoi ai. Ndryshe, deklarata e Trump lidhur me Sirinë është e papritur, ndonëse ajo është në pajtim me atë që presidenti amerikan e kishte thënë në takimin me kryeministrin e Australisë Malcolm Turnbull muajin e kaluar.
“Atje jemi për një arsye: të mposhtim ISIS dhe të kthehemi në shtëpi”, kishte deklaruar ai.
Pentagoni ka një prani prej rreth 2,000 trupash në Siri, shumica prej të cilëve Forcat Speciale punojnë ngushtë me milicitë kurde dhe arabe kundër ISIS, që ka humbur gati të gjithë territorin gjatë vitit të kaluar. (B.H/Faxweb)