Viziten e tij të parë jashtë vendit Donald Trump e ka bërë në Arabinë Saudite ku ka nënshkruar dhe një marrëveshje në fushën e mbrojtjes që kap shifrën prej 110 milion dollarë .
Nga shtëpia e bardhë kanë arritur të shkëpusin pjesë nga fjalimi i tij. Trump do të përdorë fjalimin e tij si një perpjekje për bashkuar botën myslimane në betejën kundër së keqes dhe ekstremizmit islamik.
“Nuk është një betejë mes feve të ndryshme apo civilizimeve të ndryshme”
“Është një betejë mes kriminelëve barbarë që përpiqen të zhdukin jetën njerëzore dhe njerëzish nga të gjitha fetë që përpiqen ta mbrojnë”
“Është një betejë mes të mirës dhe të keqes” thuhet në tekst sipas publikimeve të Shtëpisë së Bardhë.
(S.SH/SHUPLAKA)
Discussion about this post