13:05 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump në takim me Merkel: Imigrimi është privilegj dhe jo e drejtë

19:52 | 17/03/2017
në Bota, Te Fundit
0
Trump në takim me Merkel: Imigrimi është privilegj dhe jo e drejtë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump duke folur në konferencë për media së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel e ka cilësuar imigrimin si privilegj.

“Imigrimi është privilegj dhe jo e drejtë. Siguria e qytetarëve tanë duhet të jetë primare. Duhet t’i mbrojmë qytetarët nga terrorizmi, shtetet duhet ta luftojnë këtë dukuri”, ka thënë Trump.

Ndërkohë që qëndronte në krah të Kancelares gjermane Angela Merkel, Presidenti Donald Trump iu drejtua atyre vendeve të NATO-s të cilat nuk bëjnë “një ndarje të drejtë” për mbrojtjen e tyre.

Ai tha se shumë vende i detyrohen “shuma të mëdha parash” detyrimeve të papaguara të organizatës.

“Këto kombe duhet të paguajnë borxhet”, tha Trump gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes dy liderëve.

Presidenti megjithatë shprehu mbështetje të fortë për aleancën e NATO-s, pasi ngriti pyetje rreth shërbimeve dhe rëndësisë që pati gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Qeveria gjermane i ka ulur këtë vit shpenzimet për të rritur mbrojtjen e saj në NATO dhe do vazhdojë ta bëjë këtë gjë.

Trump shtoi gjithashtu se SHBA do të respektonte “institucionet historike” në atë që mund të ketë qenë një referencë për Bashkimin Evropian, i cili ka qenë gjithnjë i parë nga SHBA si një mburojë për sigurinë perëndimore, por për të cilën figura të larta në qeverinë e Trump kanë shprehur skepticizëm.

Në fjalën e saj, Merkel iu referua tensioneve të fundit me Trump, ndërkohë që përpiqet të ndërtojë një marrëdhënie të re me presidentin e tretë amerikan që ajo ka hasur si Kancelare gjermane.

“Është gjithmonë më mirë të flasim me njëri-tjetrin sesa për njëri-tjetrin,” tha ajo.

Ajo gjithashtu tha se ishte e lumtur për mbështetjen e Trump ndaj NATO-s dhe tha se Trump ishte angazhuar ndaj procesit të Minskut, i projektuar për të monitoruar një armëpushim në Ukrainë e udhëheqjen drejt një zgjidhjeje të mundshme të krizës.

Trump ka folur edhe për ligjin e kujdesit shëndetësor, duke e cilësuar si mjaft të nevojshëm për miratim.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Angela Merleldonald trump
Pas

Vidhet laptopi me dokumente të klasifikuara i Shërbimeve Sekrete amerikane, kishte informacion për kullën e Trump

Para

Kukësi nuk thyhet as në Korçë (VIDEO)

Para
Kukësi nuk thyhet as në Korçë (VIDEO)

Kukësi nuk thyhet as në Korçë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.