17:28 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shkurtime masive te Agjencia e Mediave, preken edhe Zëri i Amerikës e Radio Evropa e Lirë

14:13 | 15/03/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shkurtime masive te Agjencia e Mediave, preken edhe Zëri i Amerikës e Radio Evropa e Lirë

Presidenti amerikan Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon shkurtime të mëdha në shtatë agjenci federale – përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) e cila mbikëqyr Radion Evropa e Lirë dhe transmetuesit tjerë federalë.

Urdhri i nënshkruar në orët e vona të 14 marsit, shënjestron edhe agjenci që merren me të pastrehët, mosmarrëveshjet në punë dhe zhvillimin e komunitetit.

“Brenda shtatë ditëve prej datës së këtij urdhri, kreu i secilit entitet qeveritar që është renditur [në urdhër] duhet t’ia dorëzojë një raport drejtorit të Zyrës për Menaxhim dhe Buxhet, për të konfirmuar zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe të sqarojë se cilët komponentë apo funksione të njësive qeveritare – nëse ka të tillë – kërkohen me ligj dhe në çfarë shkalle”, është thënë në urdhër.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka komentuar ende urdhrin ekzekutiv.

 

 

Agjencia e SHBA-së për Media Globale është agjenci e pavarur qeveritare e SHBA-së që mbikëqyr media që transmetojnë në pothuajse 50 gjuhë dhe shtrihen te 361 milionë njerëz në baza javore.

Buxheti që ka kërkuar kjo agjenci për vitin fiskal 2025 ka qenë 950 milionë dollarë për t’i financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale.

Aty përfshihen mediat sikurse Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Kubës (Radio Marti), Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur.

Përgjatë mandatit të parë, Trump – i cili ka marrë një mori vendimesh për t’i zvogëluar shpenzimet qeveritare prej kur ka nisur mandatin e dytë në janar – e ka kritikuar USAGM-in lidhur me pavarësinë editoriale dhe drejtimin që u është dhënë programeve.

Ai i ka përsëritur këto shqetësime edhe pasi ka nisur mandatin e dytë. Mbështetësit e transmetueseve, në anën tjetër, vlerësojnë se ata janë mjet i rëndësishëm i diplomacisë amerikane.

Përveç USAGM-it, urdhri shënjestrën edhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit, Qendrën kërkimore ndërkombëtare Woodrow Wilson në Institutin Smithsonian, Institutin për Shërbime të Muzeut dhe Bibliotekës, Këshillin Ndërinstitucional të Shteteve të Bashkuara për të Pastrehët, Fondin e Institucioneve Financiare për Zhvillimin e Komunitetit, dhe Agjencinë për Zhvillimin e Biznesit të Minoriteteve./ REL

Pas

Berisha: Shqipëria madhështore fiton thellë zgjedhjet! Nuk integrohemi dot në BE me këto rroga e pensione qesharake

Para

Berisha: Tre rezoluta dhe 193 parti kanë tronditur themelet e narkodiktaturës

Para
Berisha: Shqipëria madhështore fiton thellë zgjedhjet! Nuk integrohemi dot në BE me këto rroga e pensione qesharake

Berisha: Tre rezoluta dhe 193 parti kanë tronditur themelet e narkodiktaturës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.