00:54 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump nënshkruan urdhrin: Të ndalohen fondet federale për dy mediat publike PBS dhe NPR

14:00 | 02/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump nënshkruan urdhrin: Të ndalohen fondet federale për dy mediat publike PBS dhe NPR

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv, duke kërkuar bllokimin e të gjitha fondeve federale për Shërbimin Publik të Transmetimit (PBS) dhe Radion Publike Kombëtare (NPR), raporton BBC. Mbrëmjen e së enjtes, Trump pretendoi se të dy organizatat janë angazhuar në “mbulim lajmesh të anshme dhe partiake”.

Me këtë vendim, Trump udhëzon bordin e Korporatës së Transmetimeve Publike, e cila shpërndan fondet për stacionet PBS dhe NPR, që të ndërpresë financimin e drejtpërdrejtë në “masën maksimale të lejuar me ligj”. Sipas urdhërit, bordi duhet të refuzojë ofrimin e fondeve në të ardhmen për organizatat e lajmeve.

“Nuk ka rëndësi se cilat pikëpamje promovojnë NPR dhe PBS. Ajo që ka rëndësi është se asnjëri entitet nuk u paraqet qytetarëve taksapagues një portretizim të drejtë, të saktë ose të paanshëm të ngjarjeve aktuale”, thuhet në urdhër.

Sipas vlerësimeve të tyre, më shumë se 40 milionë amerikanë dëgjojnë radion publike NPR çdo javë dhe 36 milionë shikojnë një stacion televiziv lokal nga rrjeti PBS çdo muaj. Drejtoresha e NPR-së, Katherine Maher, vlerësoi në mars se stacioni radiofonik do të merrte rreth 120 milionë dollarë nga CPB në vitin 2025, më pak se 5% të buxhetit të tij.

Të dyja organizatat kanë thënë më parë se përpjekja e Trump për të shkurtuar fondet mund të ketë një ndikim shkatërrues tek ata që mbështeten tek ato për lajme të besueshme, përfshirë gjatë situatave të emergjencës. Grupi për të drejtat e medias, RSF, paralajmëroi të premten për “një përkeqësim alarmues të lirisë së shtypit” në Shtetet e Bashkuara nën presidencën e Trump dhe vështirësi për gazetarët e pavarur në të gjithë botën.

Pas

Rama mesazh mbështetësve: Edhe 7 ditë për t’u bashkuar më të shumtë për Shqipërinë në BE, edhe 9 ditë për takimin me historinë

Para

Besimi në ekonomi mbetet optimist/ BSH: Vijojnë me rritje sektori i shërbimeve dhe tregtisë

Para
Besimi në ekonomi mbetet optimist/ BSH: Vijojnë me rritje sektori i shërbimeve dhe tregtisë

Besimi në ekonomi mbetet optimist/ BSH: Vijojnë me rritje sektori i shërbimeve dhe tregtisë

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.