Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka sfiduar sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, që t’i matin koeficientet e inteligjencës, nëse ky i fundit e ka quajtur hajvan.
Trump tha për revistën “Forbes”: “Mendoj se është lajm i rremë. Por, nëse e ka thënë këtë, atëherë duhet ta matim koeficientin e inteligjencës. Mund t’ju them se kush do të fitojë”.
Presidenti Trump i bëri këto komente për “Forbes” të premten që lamë pas, por intervista u publikua online sot.
Marrëdhënie a tensionuar e Trumpit me Tillersonin u bë publike javën e kaluar. NBC në një artikull pohoi se zv/presidenti Mike Pence e kishte bindur Tillersonin të mos jepte dorëheqje gjatë kësaj vere, dhe se Tillerson e kishte quajtur hajvan Trumpin.
Disa mediat tjera patën raportuar se Tillerson e kishte quajtur “hajvan i mutit” presidentin Trump.
Në një konferencë për media, Tillerson tha se kurrë nuk e kishte konsideruar dorëheqjen, por nuk e mohoi se e ka quajtur hajvan Trumpin.
Zëdhënësja e tij, megjithatë, tha se ai kurrë nuk ka përdorur gjuhë të tillë.
Trump dhe Tillerson kanë caktuar takim dreke për sot bashkë me Jim Mattis, sekretarin e Mbrojtjes.
Ndërkohë që të dy burrat kanë shpallur publikisht një marrëdhënie pozitive me njëri-tjetrin, Trump dhe Tillerson me sa duket janë ndeshur disa herë, së fundmi në çështjen e Koresë së Veriut. Tillerson tha muajin e kaluar se SHBA është në komunikim me regjimin e Kim Jong Un, i cili ka pezulluar programin e raketave bërthamore në muajt e fundit. Por Trump tha disa ditë më parë se I kishte thënë sekretarit Tillerson most ë harxhojë më energji me “njeriun e vogël të raketave”, duke iu referuar Kim Jong Un. (B.H/Shuplaka)