Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se ai dhe lideri kinez Xi Jinping kanë komunikuar përmes përfaqësuesve te tyre, duke theksuar se beson se të dy udhëheqësit do të kenë raporte të mira.
“Ne kemi folur tashmë. Ne kemi folur përmes përfaqësuesve,” tha Trump në një intervistë, raporton Reuters. Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, e përshkroi liderin kinez përmes një postimi në rrjetin social “X” si një njeri të fortë dhe të fuqishëm.
“Unë mendoj se ne do të shkojmë shumë mirë,” theksoi republikani.
“Por, ju e dini, është një marrëdhënie e dyanshme,” shtoi ai, duke akuzuar përsëri Pekinin për “grabitjen” ekonomike të SHBA-së.
Çfarë tha përfaqësues i Ministrisë së Jashtme kineze?
Kina i kushton “rëndësi të madhe” deklaratave të Trump, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze gjatë një konference për shtyp.
“Kina synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA,” shtoi Guo Jiakun, duke folur për respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin “përfitues reciprok”.
Guo nuk konfirmoi se përfaqësuesit e dy liderëve kanë folur, por vuri në dukje se Kina dhe SHBA mbajnë komunikim përmes kanaleve të ndryshme. Trump ka ftuar Xi dhe liderë të tjerë të huaj në betimin e tij në Uashington më 20 janar, por ekspertët thonë se ka shumë pak gjasa që lideri kinez të marrë pjesë në ceremoni.