Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi ndërprerjen e fondeve të SHBA ndaj OBSH me argumentin se ajo dështoi në misionin e saj kryesor, atë të koronavirusit.
Vendimi i Trump ka shkaktuar reagime të shumta, mes të cilëve edhe të bashkëthemeluesit të Microsoft, Bill Gates.
Ai dhe gruaja e tij Melinda kanë thënë se vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) është “aq i rrezikshëm sa tingëllon”.
“Bota ka nevojë për OBSH tani më shumë se kurrë”, u përgjigjën ata me nje postim në Twitter.
Organizata e tyre, Fondacioni Gates, është një nga donatorët më të mëdhenj të OBSH-së.
Trump merr vendimin ekstrem në mesin e pandemisë: Ndërpresim çdo fond ndaj OBSH-së, ka dështuar