Presidenti i SHBA-ve Donald Trump zyrtarisht do të fillojë fushatën e tij për rizgjedhje në këtë post në një tubim të qershorit në Orlando, sipas një njoftimi të bërë prej tij të premten.
Tubimi i pritur do të jetë më 18 qershor ku do ta shoqërojnë zonja e parë Melania Trump, nënpresidenti Mike Pence me zonjën e dytë Karen Pence.
Ngjarja është kryesisht simbolike, pasi Presidenti e ka bërë të qartë se po kandidon për një mandat të dytë që kur ai mori detyrën në janar 2017. Në ditën e inaugurimit të tij, Trump paraqiti zyrtarisht kandidimin për një mandat të dytë në vitin 2020. Presidenti gjithashtu mbajti mitingje të shumta rizgjedhjesh, i pari në shkurt 2017.
Trump shkruajti të premten në Tëitter se tubimi do të jetë në “Qendrën Amëay 20,000 vendesh” në Orlando.