12:03 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë

21:12 | 27/11/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka nominuar gjeneralin në pension, Keith Kellogg, për të shërbyer si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe Rusinë.

Trump njoftoi të mërkurën në rrjetin e tij social, Truth Social, se ka zgjedhur Kelloggin për këtë pozitë.

Kellogg, i cili ka qenë shef i stafit për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të Trumpit nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-nënpresidentin Mike Pence, me gjasë do të luajë rol kyç në përpjekjet për ta zgjidhur luftën në Ukrainë.

Derisa SHBA-ja nuk ka tani për tani të dërguar të posaçëm për luftën në Ukrainë, Trumpi kishte shprehur interesim në të kaluarën për ta krijuar këtë pozitë.

Gjatë këtij muaji u raportua se Trumpi do ta nominonte Richard Grenellin për këtë pozitë.

Në të kaluarën, Grenelli ka shërbyer si ambasador amerikan në Gjermani, më pas si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si shef për inteligjencë kombëtare në mandatin e parë të Trumpit si president.

Përfundimi i shpejtë i luftës në Ukrainë ka qenë ndër zotimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës presidenciale, edhe pse ai asnjëherë nuk ka shpjeguar se si do ta arrinte një gjë të tillë.

“Keith ka karrierë të shquar ushtarake dhe biznesore, duke përfshirë shërbimin në role shumë të ndjeshme të Sigurisë Kombëtare gjatë administratës sime të parë”, tha Trump në rrjetin e tij social.

Kellogg ia ka paraqitur më parë Trumpit një plan për mënyrën se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë.

Plani i Kellogg për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi kur Rusia pushtoi territorin sovran të Ukrainës në shkurt 2022, përfshin ngrirjen e vijave të betejës në vendndodhjet e tyre të tanishme dhe detyrimin e Kievit dhe Moskës që të ulen në tryezën e negociatave, sipas Reuters./ REL

Pas

VIDEO/ ‘Ajo duket e dehur’, amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren

Para

“Ra ky nëntor i 112-të dhe u pamë sërish”, Spiropali në pritjen zyrtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon: “Pavarësia” bashkon shqiptarët kudo ata jetojnë

Para
“Ra ky nëntor i 112-të dhe u pamë sërish”, Spiropali në pritjen zyrtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon: “Pavarësia” bashkon shqiptarët kudo ata jetojnë

“Ra ky nëntor i 112-të dhe u pamë sërish”, Spiropali në pritjen zyrtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon: “Pavarësia” bashkon shqiptarët kudo ata jetojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.