Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk e lë “fiksimin” e tij për t’i shtrëguar dorën homologur të tij francez Emmanuel Macron.
Gjatë vizitës së tij të djeshme në Francë, Trump shihet teksa i shtrëngon dorën Macron dhe nuk ia lëshon, ndërkohë që ky i fundit, i sikletosur mundohet ta largojë dorën me stil.
Kjo nuk është hera e parë që Trump e bën këtë veprim. Vetëm para dy muajsh, gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel ka bërë të njëjtën gjë. Në videon e mëposhtme të publikuar nga “The Independent”, jepen të dy momentet e famshme të shtrëngimit të dorës mes Trump dhe Macron.
(D.D/Shuplaka)