Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.
Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se nuk është “i kënaqur” me Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtonte se është “vërtet i pakënaqur” me Izraelin.
Ai shton se kapacitetet bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe thotë se Teherani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.