Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka thënë njerëzve në shtetin e Karolinës së Veriut të votojnë dy herë në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti, pavarësisht se kjo nuk lejohet dhe bie ndesh me ligjin.
Trump sugjeroi që votuesit të votojnë një herë personalisht dhe një herë të dytë me postë, në mënyrë që të testojnë stresin e sistemit, pasi ai shpeshherë ka hedhur dyshime në lidhje me besueshmërin e votave me postë.
“Le t’i dërgojnë brenda dhe le të shkojnë të votojnë,” i tha ai të mërkurën transmetuesit të Karolinës së Veriut WECT-TV.
“Dhe nëse sistemi është aq i mirë sa thonë ata, atëherë padyshim që ata nuk do të jenë në gjendje të votojnë (personalisht).”
Pasi Presidenti Trump bëri komentet, Prokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Veriut Josh Stein shkroi në Tëitter se ai kishte “inkurajuar me forcë” njerëzit në shtet të “thyejnë ligjin për ta ndihmuar atë të mbjellë kaos në zgjedhjet tona”.
“Sigurohuni që të votoni, por mos votoni dy herë. Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për t’u siguruar që vullneti i njerëzve do të përkrahet në nëntor “, shtoi Z. Stein.