Presidenti i SHBA-ve Donald Trump njihet për gjestet e tij të pazakonta, mbi të gjitha edhe për shkak të postit që ai ka.
Një ditë më parë, ai është takuar për herë të parë publikisht me Boris Johnson, sekretari i Jashtëm britanik.
Gjatë një vizite në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Manhhatan, Trump përvecse shtrëngoi duart me Johnson-in, ai e goditi atë edhe në supe. Pavarësisht se ishte një gjest miqësor, shumë media amerikane e kanë komentuar atë gjatë. Kjo edhe për shkak se takimi i Johnson me Trump vjen në një moment pasi ai mbetet në qendër të një stuhie politike britanike.
Mbrëmjen e së premtes, ai nisi një përpjekje për të “sabotuar” një fjalim kyç mbi Brexit nga Theresa May. (D.D/Shuplaka)