Gjykatës konservatorë dhe liberalë ngritën pikëpyetje të enjten nëse ish-Presidenti mund të përjashtohet nga e drejta për t’u zgjedhur sërish President, për shkak të rolit të tij në trazirat 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol.
Shqetësimet e tyre kyçe lidheshin me faktin nëse Kongresi duhet të veprojë përpara se sa shtetet të mund të përdorin një dispozitë kushtetuese që u hartua pas Luftës Civile, sipas së cilës, ish – zyrtarët të cilët janë “përfshirë në kryengritje” përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur.
Avokati Mitchell argumentoi se trazirat e Kapitolit nuk ishin kryengritje, por edhe në rast se do të ishin të tilla, zoti Trump nuk mori pjesë në to.
Gjykata e Lartë nuk ka marrë ende një vendim, ku mund të qartësonte situatën në vend.