Në një takim të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump akuzoi presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, për “gjenocid ndaj fermerëve të bardhë”.
Presidenti amerikan shfaqi video dhe artikuj që sipas tij dëshmojnë përndjekje dhe vrasje të fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut.
Ramaphosa reagoi me ironi, duke thënë: “Më vjen keq që nuk kam një avion për t’ju dhënë”, që lidhej me ndryshimin e avionit presidencial amerikan.
Ramaphosa mohoi çdo politikë diskriminuese dhe theksoi se kriminaliteti prek të gjithë qytetarët, jo vetëm të bardhët. Ai shtoi se është i gatshëm të diskutojë çdo shqetësim, por dyshoi mbi autenticitetin e videove të shfaqura nga Trump.