Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas pretendimeve të Koresë së Veriut për përgatitjen e raketave bërthamore që do të jenë të afta për të goditur Amerikën.
Përmes një postimi në “Tëitter”, ai i hedh poshtë këto pretendime dhe përqesh deklaratën e Kim Jong-un, i cili u shpreh se përgatitja e raketave është në fazën përfundimtare.
Nuk dihet nëse Presidenti i ri i SHBA-ve ka ngritur dyshimet lidhur me aftësinë bërthamore të Koresë së Veriut ose është duke menduar marrjen e masave parandaluese. (XH.A/SHUPLAKA)
North Korea just stated that it is in the final stages of developing a nuclear weapon capable of reaching parts of the U.S. It won’t happen!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 2, 2017