Çdo ditë e më tepër mediat botërore po flasin për një dëshirë të papërmbajtshme të Donald Trump për të blerë nga Danimarka, ishullin e Groenlandës
Diçka të tillë, Presidenti i vendit më të fuqishëm në botë, e ka pranuar publikisht përpara gazetarëve, por I ka vendosur të shkojë edhe më tej me deklaratat e tij ku së fundmi ka postuar në Tëitter një foto të një kulle Trump në një fshat të vogël të Groenlandës.
“Premtoj që nuk do të bëj këtë në Groenlandë”, shkruan ai me shaka përkrah saj.
Ky reagim dhe në një formë të tillë, vjen pas deklaratave të së dielës se ai ishte strategjikisht i interesuar për një marrëveshje për të blerë territorin arktik. Sidoqoftë, kryeministrja e Danimarkës u nxitua të komentojë dhe tha se Groenlanda nuk ishte për shitje dhe ideja e shitjes së saj tek shtetet e bashkuara është absurde.
“Groenlanda nuk është për shitje. Groenlanda nuk është Daneza. Groenlanda i përket Groenlandës. Unë shpresoj me gjithë zemër që e gjithë kjo nuk është serioze”, tha kryeministrja Mette Frederiksen për një gazetë vendase, gjatë një vizite në Groenlandë.
Ndërkohë mësohet se Trump do të vizitojë Kopenhagenin muajin e ardhshëm kur arktiku do të jetë në agjendë në takimet me Frederiksen dhe kryeministrin Kim Kielsen të Groenlandës që është një territor autonom danez.