09:43 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

18:05 | 07/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

Vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë nuk është një takim i zakonshëm diplomatik. Ajo vjen në një moment vendimtar: Dy javë pas sulmeve ushtarake amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, dhe me frontin e Gazës ende aktiv, por ndoshta më afër se kurrë një armëpushimi . Ndihmësit kryesorë të Netanyahut kanë qenë në Uashington prej ditësh, duke përgatitur terrenin për atë që mund të jetë takimi më i rëndësishëm i vitit në Lindjen e Mesme.

Situata në Gaza mbetet dëshpëruese. Atje lufta qduhet të përfundojë, dhe shpejt. Por, siç ka treguar historia, përfundimi i një lufte është gjithmonë më i vështirë se sa fillimi i saj. Hamasi, pasi e përgjaku Izraelin më 7 tetor duke masakruar 1,200 civilë dhe duke rrëmbyer më shumë se 250 pengje, këmbëngul të kërkojë një “armëpushim të përhershëm” pa hequr dorë nga kontrolli i Rripit të Gazës. Izraeli, nga ana e tij, hedh poshtë çdo mundësi për një marrëveshje që e lë Hamasin në pushtet.

Në këtë ngërç të thellë, diplomacia amerikane ka lëvizur në mënyrë metodike. Përmes një procesi gradual, është arritur lirimi i gati 150 pengjeve, si pjesë e armëpushimeve të përkohshme. Në janar, Hamasi dhe Izraeli ranë dakord, pas negociatave të vështira, për një plan rrugor trefazësh që u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Rruga dukej e qartë derisa Hamasi e shkeli armëpushimin.

Megjithatë, sot po shfaqet një dinamikë e re. Në qendër të vëmendjes është propozimi i Presidentit Trump që Hamasi të lirojë 10 pengje në këmbim të një armëpushimi 60-ditor, i cili mund të zgjatet ndërsa negociatat për një zgjidhje përfundimtare vazhdojnë. Izraeli e ka pranuar tashmë propozimin, Hamasi, nën presion të fortë nga Katari dhe Egjipti, duket pozitiv, por po kërkon sqarime të mëtejshme mbi praninë e forcave izraelite, numrin e të burgosurve që do të lirohen dhe mekanizmat për ofrimin e ndihmës.

Irani, hija bërthamore mbetet
Ndërkohë, kriza me Iranin nuk ka mbaruar. Sulmet SHBA-Izrael e kanë dëmtuar rëndë programin e tij bërthamor, por një zgjidhje afatgjatë kërkon një marrëveshje të re diplomatike. Irani, megjithëse votoi për të ndërprerë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA ), mbetet anëtar i Traktatit të Mospërhapjes (NPT), i cili i imponon përgjegjësi ndërkombëtare. Nëse refuzon të bashkëpunojë, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë të drejtë të rivendosin sanksionet e OKB-së, diçka që ekonomia iraniane nuk mund ta përballojë.

Gjithashtu, para konfliktit, SHBA-të dukeshin të gatshme të pranonin pasurim të kufizuar nën 5%, nën mbikëqyrje të rreptë. Sot, kushte të tilla nuk ka gjasa të ofrohen përsëri. E megjithatë, Teherani duket i gatshëm të rifillojë negociatat. Diplomacia nuk ka mbaruar, ajo sapo ka filluar.

Paqja në Lindjen e Mesme: Hapet një dritare e re
Përpara 7 tetorit 2023 , integrimi rajonal në Lindjen e Mesme ishte në proces, i përqendruar në Marrëveshjet e Abrahamit dhe një korridori të ri gjeopolitik nga India në Evropë (IMEC).

Zhvillimet e reja krijojnë një sfond të papritur pozitiv. Libani, pas disfatës së Hezbollahut, po kërkon negociata kufitare me Izraelin. Qeveria e re në Bejrut, nën drejtimin e Gjeneralit Joseph Aoun, synon të parandalojë kthimin e milicive dhe t’i japë përparësi stabilitetit.

Edhe Siria po tregon shenja kthese. Presidenti i ri, Ahmed Al-Sharaa, ka dërguar sinjale se është i gatshëm të bashkëpunojë me SHBA-në dhe fqinjët e saj. Izraeli tashmë ka filluar bisedimet në prapaskenë me Damaskun dhe një pakt i mundshëm mossulmimi, pra paqeje, sado i vështirë që mund të duket, nuk mund të përjashtohet.

Rreziqet e vizitës
Benjamin Netanyahu mbërrin në Uashington me një sukses të madh ushtarak pas tij. Por pyetja nuk është se çfarë ka arritur Izraeli në Iran, por çfarë do të bëjë me atë fitore. Fuqia ushtarake mund të hapë rrugë, por vetëm diplomacia mund t’i bëjë ato të qëndrueshme.

Nëse Trump dhe Netanyahu duan vërtet të sigurojnë përfitime strategjike nga rrethanat aktuale, paqja në Gaza, rifillimi i marrëveshjes me Iranin dhe riintegrimi i Arabisë Saudite në arkitekturën rajonale duhet të jenë në plan të parë.

Çmimi i dështimit nuk është vetëm vazhdimi i luftës. Është humbja e një mundësie historike për stabilitet, prosperitet dhe paqe në një rajon që ka nevojë për to më shumë se kurrë.

Pas

Ndryshimi i kufijve, ministri grek: Politikë e së kaluarës, histori e vjetër që nuk i intereson kujt

Para

Trump mbron ish-presidentin brazilian, presidenti amerikan: Lëreni të qetë Bolsonaron

Para
Trump mbron ish-presidentin brazilian, presidenti amerikan: Lëreni të qetë Bolsonaron

Trump mbron ish-presidentin brazilian, presidenti amerikan: Lëreni të qetë Bolsonaron

 



Të Fundit

Shembet çatia e restorantit të njohur në Terracina, një e vdekur dhe 10 të plagosur

Trump: 35% Tarifë për Mallrat nga Serbia, 30% për Bosnje-Hercegovinën nga 1 Gushti

Forca operacionale arreston në Durrës 36-vjeçarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

Finalizohet operacioni “Wanted”: arrestohet 17-vjeçari i kërkuar për plagosje të rëndë

Veliaj kërkon liri nga burgu, gjykata e lartë vendos në dhomë këshillimi

Rama: Po përfundojmë punimet për korsi të reja në autostradën Tiranë–Durrës

Trump premton më shumë armë për Ukrainën: “Ata Po Goditen Rëndë”

Tragjedi në Teksas: mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, mes viktimave dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.