Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas dhunës gjatë një proteste në Virxhinia ku humbi jetën një 32- vjeçare dhe u plagosën 19 të tjerë.
Përballë presionit në rritje nga republikanët dhe demokratët, ai dënoi drejtpërdrejtë supremacistët e bardhë dhe neonazistët në një deklaratë të shkurtër për gazetarët.
Racizmi është i keq dhe ata që shkaktojnë dhunë në emër të saj janë kriminelë dhe banditë, duke përfshirë Ku Klux Klan, neonazistët, supremacistët e bardhë dhe grupet e tjera të urrejtjes janë të neveritshme për gjithçka që ne e çmojmë si amerikanë”, tha Trump.
Ai i bëri komentet në sallën e pritjeve diplomatike të Shtëpisë së Bardhë pas takimit me Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions, si dhe drejtorin e FBI-së, Christopher Ëray në lidhje me dhunën me motive raciste në Sharlotsvill të Virxhinias.
“Kushdo që ka shkelur ligjin në dhunën raciste këtë fundjavë, do të jetë përgjegjës”, tha Trump .
Në protestën e Virxhinias turma e njerëzve po kundërshtonte një tubim të së djathtës ekstreme në qytetin Charlottesville të Virxhinias. Por gjatë protestës një person nga ekstremistët i sulmoi ata me makinë ku si pasojë 32-vjeçarja Heather Heyer mbeti e vdekur, ndërsa u plagosën të paktën 19 të tjerë.
Ekstremistët protestonin kundër heqjes së një statuje që i përket një gjenerali që kishte luftuar pro konfederatës gjatë luftës civile në SHBA, duke mbështetur skllavërinë.
(B.H/Shuplaka)