Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish përmes një postimi në platformën Truth Social, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë “mashtruar” për dekada të tëra në fushën e tregtisë dhe shpenzimeve ushtarake, duke u kushtuar amerikanëve triliona dollarë.
“Vendet e tjera duhet të thonë: ju falënderojmë për gjithë këto vite që na lejuat të përfitonim. Por tani e kuptojmë që duhet të bëni atë që është e drejtë për Amerikën. Ne duhet të përgjigjemi: ju falënderojmë që e kuptoni situatën tonë. E vlerësojmë shumë!”, shkruan Trump në postimin e tij.
Që nga fillimi i presidencës së tij, Trump ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që aleatët e SHBA-ve, veçanërisht anëtarët e NATO-s, të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen.
Aktualisht, Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me shpenzimet më të larta ushtarake brenda Aleancës. Ndërkohë, 32 vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord që deri në vitin 2035 të alokojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen dhe sigurinë.