23:36 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump: Sistemi ‘Golden Dome’ do t’i kushtonte Kanadasë 61 miliardë dollarë

15:54 | 28/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump: Sistemi ‘Golden Dome’ do t’i kushtonte Kanadasë 61 miliardë dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në rrjetin social Truth Social se Kanadaja ka shprehur interes për t’u bërë pjesë e projektit të mbrojtjes nga raketat, të quajtur ‘Kupola e Artë’, një sistem që pritet të kushtojë rreth 175 miliardë dollarë dhe të ndërtohet brenda tre viteve.

Trump shtoi se Kanadaja po shqyrton propozimin e tij që të kontribuojë me 61 miliardë dollarë nëse do të përfshihet në këtë projekt. Trump shtoi se nëse fqinji verior do ta përfitojë falas “Kupolën e Artë” duhet të bëhet “shteti i 51-të i SHBA-së.

Këto deklarata vijnë në një klimë të tensionuar të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht pasi kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, prezantoi planet për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e mbrojtës me Bashkimin Evropian. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin Kanadez, Mbreti Charles III theksoi rëndësinë e sovranitetit të vendit duke u shprehur:

“Një Kanada e sigurt mund të japë shumë më tepër sesa çdo fuqi e huaj mund të na marrë ndonjëherë.”

Presidenti Trump, ka shfaqur vazhdimisht aspirata për aneksimin e Kanadasë dhe e ka kërcënuar atë me masa ekonomike. Ndërkohë, kryeministri Carney, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë në fillim të muajit maj, e ka bërë të qartë se Kanadaja nuk ka asnjë interes për t’u bërë shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në platformën X, Carney ndau një pjesë nga fjalimi i mbretit britanik, duke shtuar citimin simbolik:

“Veriu i Vërtetë është i fortë dhe i lirë.”

Ndërkohë, zyrtarë të qeverisë kanadeze kanë konfirmuar se po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes në sistemin mbrojtës të propozuar nga Trump, por nuk kanë dhënë ende një vendim përfundimtar. Zyra e Kryeministrit të Kanadasë nuk ka komentuar publikisht lidhur me postimin e fundit të presidentit Trump.

Pas

BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan – Një hap drejt së ardhmes!

Para

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Para
Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.