07:43 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trump u zotua për të rritur tarifat ndaj Pekinit, presidenti kinez: Lufta tregtare me SHBA-në nuk do të ketë fitues

08:48 | 10/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump u zotua për të rritur tarifat ndaj Pekinit, presidenti kinez: Lufta tregtare me SHBA-në nuk do të ketë fitues

Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar të martën se një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonte me fitues, ka raportuar media shtetërore.

Xi i ka bërë këto deklarata pak para inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në janar. Trump, ish-president amerikan, ka shtyrë përpara luftën tregtare me Kinën përgjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë, dhe e ka akuzuar këtë shtet për vjedhje të pronës intelektuale dhe praktika tjera “të padrejta”.

Ai është zotuar për të vendosur tarifa edhe më të larta ndaj Kinës në mandatin e dytë, teksa Pekini vazhdon të përballet me rimëkëmbje të ngadalshme ekonomike pas pandemisë së koronavirusit.

“Luftërat tarifore, luftërat tregtare dhe luftërat teknologjike janë kundër trendëve ekonomikë, rregullave ekonomike dhe nuk mund të ketë fitues”, ka thënë Xi për marrëdhëniet Kinë-SHBA, pas një takimi me krerët e shefave të institucioneve financiare në Pekin.

“Kina ka gatishmëri që të vazhdojë dialogun me Qeverinë amerikane, të zgjerojë bashkëpunimin, të menaxhojë dallimet dhe të promovojë marrëdhëniet Kinë-SHBA në drejtim stabil, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, ka thënë Xi. Pekini synon të shënojë rritje vjetore prej 5 për qind këtë vit, pavarësisht rënies së konsumit të brendshëm dhe papunësisë së lartë./REL

Pas

Vota e diasporës, afati i regjistrimi nga 11 janari deri më 11 mars! PS, regjistër të dhënash për emigrantët për zgjedhjet e 2025-ës, ja kur do të jetë gati

Para

Gjilan/ Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro, dyshohen se janë të falsifikuara

Para
Gjilan/ Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro, dyshohen se janë të falsifikuara

Gjilan/ Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro, dyshohen se janë të falsifikuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.