Skuadra e Donald Trump në Amerikë kërkon që pas inagurimit të tij si President në krye të Shtëpisë së Bardhë, të largohen stafet e ambasadave që kanë qenë gjatë presidencës Obama.
Nuk dihet nëse kjo prek të gjitha ambasadat dhe ambasadorët e të gjitha vendeve.
Në bazë të këtij urdhri, SHBA-ja mund të mbetet pa përfaqësues të konfirmuar nga senati për muaj me radhë në vende si Gjermania dhe Britaina.
Ky urdhër është i paprecedentë. Në të kaluarën, administratat kanë dhënë më shumë kohë në bazë të rasteve. Sipas New York Times, shumë ambasadorë po mendojnë të apelojnë vendimin.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka informuar se të gjithë ambasadorët e vendosur politikisht duhet të kishin dorëzuar një letër dorëheqjeje ditën pas zgjedhjeve që hynte në fuqi në 20 janar dhe bëri të ditur se ata që kërkojnë zgjatje të mandatit duhet të bëjnë kërkesa zyrtare.
Shumë ambasadorë, shumica e të cilëve kanë familje, tashmë mbeten për të gjetur një vend për të jetuar në SHBA ose në vendet e tyre përkatëse. Deri më tani Trump ka caktuar dy ambasadorë në dy vend, David Fiedman në Izrael dhe Terry Bandstad në Kinë. (E.K/SHUPLAKA)