Donald Trump vendosi tarifa universale 10% për të gjitha importet në SHBA, me tarifa edhe më të larta për të gjithë ata që ai i quan “shkelësit më të këqij të ligjit” , në një moment vendimtar për tregtinë globale.
Kryeministri britanik deklaroi se është “e qartë se do të ketë një ndikim ekonomik” nga tarifa 10% në MB, por premton të përgjigjet me mendje të ftohtë dhe të qetë.
Keir Starmer ka përsëritur se asgjë nuk është jashtë tryezës kur bëhet fjalë për mënyrën se si Britania e Madhe mund t’i përgjigjet tarifave të Donald Trump.
“Sot kemi një fazë të re në përgatitjen tonë. Ne kemi në dispozicion një sërë mjetesh dhe do të vazhdojmë punën tonë me bizneset në të gjithë vendin për të diskutuar vlerësimin e tyre për opsionet. Lufta tregtare nuk është në interesin tonë kombëtar,” theksoi kreu i qeverisë britanike
Ai tha gjithashtu se do të arrijë një marrëveshje me Donald Trump vetëm nëse është në interesin kombëtar.