Pas vrasjes nga SHBA të shefit iranian të QUDS, Qassem Soleimani, Presidenti Donald Trump shkruajti në Tëitter, duke lëshuar një mesazh mjaft të qartë se Irani “kurrë nuk ka fituar një luftë, por kurrë nuk ka humbur një negociatë”.
Komandanti i elitës Quds Force u vra mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të rangut të lartë të milicisë lokale pro-iraniane.
Vrasja u krye nën “drejtimin” personal të Trump, ka thënë ushtria amerikane, duke pretenduar se po vepronte për të mbrojtur Amerikën dhe qytetarët e saj. Soleimani u fajësua për “vdekjen e qindra anëtarëve të shërbimit amerikan dhe të koalicionit”, dhe u akuzua për komplote e sulme të tjera ndaj SHBA-së.
Ndërsa vrasja nxiti shumë vetë-përkrahje midis zyrtarëve të lartë amerikanë për një punë të bërë mirë, vetë Presidenti amerikan mori një ton të dukshëm pajtues, duke sugjeruar se sulmi ishte kryer për të shtyrë Teheranin në negociata.
Iran never won a war, but never lost a negotiation!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 3, 2020
Më parë gjatë ditës, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e ka quajtur vrasjen e Soleimanit një “veprim mbrojtës” dhe tha “SHBA mbetet e angazhuar për mospërshkallëzimin e situatës”.