Donald Trump quajti Volodymyr Zelenskyn një “djalë të mirë”.
Nga samiti i NATO-s në Hagë, presidenti amerikan u pyet se cfarë do të duktojë me Zelenskyn, ku me shaka tha “Supozoj se do të diskutojmë për Ukrainën – duket si më e mundshme”.
Trump foli për bisedat që ka pasur me presidentin rus duke thënë “Kam folur me Vladimir Putinin dhe ai ishte shumë i sjellshëm. Ai ofroi ndihmë vullnetare me Iranin. I thashë se nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin – kam nevojë për ndihmë me Rusinë. Më tej i thashë të më bëni një nder dhe të na ndihmoni me Rusinë, jo me Iranin. Por ai ishte shumë i sjellshëm.”
Kur erdhi puna te lufta midis Ukrainës dhe Rusisë, ai shton “Mendoj se po bëhet përparim.”