20:52 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trumpi merr letër nga Putin: Letër e këndshme, mendimet janë korrekte

19:28 | 23/12/2016
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trumpi merr letër nga Putin:  Letër e këndshme, mendimet janë korrekte

trumpPresidenti Vladimir Putin i ka dërguar një letër presidentit të zgjdhur amerikan Donald Trump. Kjo letër është publikuar nga ekipi i presidentit Trump. 

“Një letër shumë e këndshme nga Vladimir Putin, mendimet e tij janë shumë korrekte. Shpresoj që të dyja palët të mund të jenë në gjendje të jetojnë me këto mendime, sepse ne nuk duhet të ndërmarrim rrugë alternative”, tha manjati i pasurive të paluajtshme nga Nju Jorku. Kjo letër është dërguar nga qeveria ruse  më 15 dhjetor.

Në këtë letër Putini shfaq shpresën e tij që  do të ketë mundësi duke vepruar në mënyrë konstruktive dhe pragmatike që do  të ndërmarren hapa reale për të rivendosur kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, sikurse edhe rritjen e bashkëpunimit në arenën globale në një nivel të ri kualitativ, shkruan Top Channel.

Ditën e djeshme të dy udhëheqësit botërorë bënë thirrje respektive ndaj kombeve të tyre për të forcuar dhe zgjeruar kapacitetet e arsenaleve bërthamore.

Ndërda Donald Trrump i është përgjigjur gazetares së “MSNBC”-së, Mika Brzezinski, në një deklaratë të shkurtër telefonike se  “Le ta quajmë edhe garë armatimesh, sepse ne do t’i kalojmë ata në çdo hap dhe do t’i mbijetojmë më gjatë atyre”.

Trump po kështu një ditë më parë  shkroi në rrjetin social se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë ndjeshëm dhe të zgjerojnë kapacitetin bërthamor të tyre, vetëm pak orë pasi presidenti Putin kishte bërë thirrje ndaj ushtrisë së tij për forcimin e potencialit ushtarak dhe forcave strategjike bërthamore.

Ekspertët besojnë se Putin shpreson që presidenti i ardhshëm amerikan do të heqë sanksionet ekonomike të vendosura nga Departamenti Amerikan i Thesarit, të cilat janë vendosur kundër disa prej zyrtarëve rusë që prej ndërhyrjes dhe aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska.

Në fjalimin e përvitshëm informues ndaj kombit, presidenti Putin tha se nuk kishte parë asgjë për t’u shënur në “Twitter-in” e Trumpit, duke e bërë të qartë se ai nuk e sheh Amerikën si një agresor potencial.
Donald Trump mendohet se mund të jetë si  presidenti i parë amerikan  që do të ketë lidhje të ngushta me Putinin dhe qeverinë ruse. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: donald trumpVladimir Putin
Pas

Takimi me ish-drejtorët e Policisë, Berisha: Ja xhelatët e komunizmit që dekoruan nga Tahiri

Para

I riu qëllon me pistoletë në ajër dhe i kërkon para 60-vjeçarit, kamerat e tradhtojnë

Para
I riu qëllon me pistoletë në ajër dhe i kërkon para 60-vjeçarit, kamerat e tradhtojnë

I riu qëllon me pistoletë në ajër dhe i kërkon para 60-vjeçarit, kamerat e tradhtojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.