17:31 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trumpi thotë se s’do të garojë për president përsëri, nëse humb në nëntor

08:18 | 23/09/2024
në Bota, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të shtënat me armë zjarri, zëdhënësi: Donald Trump është i sigurt, nuk ka pasoja

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk beson se do të garojë për president në vitin 2028, nëse pëson disfatë në zgjedhjet presidenciale amerikane më 5 nëntor. Trump, 78 vjeç, ka qenë kandidat i republikanëve në tri palë zgjedhje presidenciale radhazi dhe e ka ndryshuar partinë dukshëm në tetë vjetët e fundit.

Në një intervistë për Sinclair Media Group të dielën, Trump u pyet nëse parashikon se do të garojë edhe një herë në rast se humb kundër kandidates demokrate, Kamala Harris.

“Jo, mendoj se jo. Me kaq do të mbarojë. Nuk mendoj se do ta bëj”, u përgjigj Trump. Por, ai shtoi se “shpresoj se ne do të jemi shumë të suksesshëm” në zgjedhjet e nëntorit. Ligji amerikan ua ndalon presidentëve mbajtjen e më shumë se dy mandateve, prandaj Trumpi nuk do të garonte më 2028 as në rast fitoreje këtë vit.

Trumpi përballet me garë të fortë kundër demokrates, nënpresidentes amerikane Kamala Harris, pasi sondazhet po tregojnë se gara mes tyre është tejet e ngushtë në shtetet kryesore, të cilat me gjasë do të jenë vendimtare në përcaktimin e fituesit, edhe pse Harris ka filluar ta krijojë një epërsi në sondazhet gjithëkombëtare.

Trumpi e nisi fushatën e parë për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë më 2020, në ditën e njëjtë që ishte inauguruar më 2017, ndërsa fushatën e dytë për t’u rizgjedhur e nisi para dy vjetëve, në nëntor 2022.

Trump rrallëherë e ka pranuar mundësinë e humbjes në zgjedhje. Ai ka vazhduar të pretendojë rrejshëm se humbi më 2020 kundër presidentit Joe Biden për shkak të vjedhjes së votave dhe përballet me akuza për vepër penale në lidhje me përpjekjet e tij për ta zhbërë rezultatin e atyre zgjedhjeve.

Ai i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar aktakuzën kundër tij si sulm politik. Ndërkohë, Harris, 59-vjeçare, e emërua kandidate e demokratëve pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara muaj më parë.

Etiketa: trumpi
Pas

Kryeministri Rama publikon pamjet nga Kantieri i Korridorit VIII: Punë voluminoze, po punohet paralelisht në disa lote

Para

Shpërthimi i tritolit në Shkodër/ Autori lëvizte në këmbë, u largua nga vendngjarja

Para
Shpërthim me eksploziv në Velipojë, hidhet lëndë plasëse në tarracën e një lokali

Shpërthimi i tritolit në Shkodër/ Autori lëvizte në këmbë, u largua nga vendngjarja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Krujë/ Kultivuan parcelën me kanabis në malësi, shpallen në kërkim 2 persona! Policia u sekuestron edhe makinat me lëndë pesticide

Lëvizje dhe rokada në Policinë e Tiranës/ Largohen disa shefa, marrin detyrën disa të rinj

“Nuk kemi krizë qeveritare”, zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi flet për DW: Vetëvendosje tani nuk ka nevojë për partnerë

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio: SHBA vendos kufizime vizash për zyrtarët e huaj që cenojnë lirinë e fjalës së amerikanëve

Mbyllet parlamenti i vitit 2021, deputetët zgjedhin zanatet e vjetra e rrugë të reja

Rolet e lidhura me AI po lulëzojnë: E ardhmja e punës është këtu

Heshtja në radio e Ferrarit, drejtori Vaser: Nuk flemë dhe as nuk po pimë birra

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër të vdekur

Defender Europe 2025/ Vjosa Osmani takon Forcat e Sigurisë së Kosovës: Jemi krah për krah me SHBA dhe aleatët e NATO-s

Vrasja e këshilltarit ukrainas Andriy Portnov në Madrid, Spanja refuzon propozimin e Ukrainës për hetim të përbashkët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.