Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it, në bashkëpunim me batalionin kinetik rezervë hungarez dhe asetet FOM-D zhvilluan një stërvitje për zbatimin të planit të mbrojtjes për Manastirin në Deçan, njoftoi sot misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.
“Stërvitja mundësoi përmirësimin e kapacitetit të vendosjes së njësive të reagimit të shpejtë, të kryera me automjete dhe me helikopterë”, thuhet në njoftim.
KFOR-i thekson në fund se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i pohon gjithashtu se është në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in .