Kryetari i Njësisë Aministrativë të fshatit Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo është vrarë me armë gjahu ditën e sotme.
Autori është identifikuar si A.D, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë dhe është në ndjekje nga policia. Autori e ka qelluar me armë gjahu çifte. Burime bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur për konflikt pronash.
Burime për Fax News bëjnë me dije se autori ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit. Është futur brenda dhe ka debatuar me viktimën, më pas kanë dalë të dy jashtë dhe autori e ka qëlluar dy herë.
Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, administrator i kësaj njësie, është rreth 64 vjeç dhe është i krahut të Partisë Demokratike. Në krye të njësisë administrative Kotë është që nga viti 2015.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pasdreke në fshatin Kot në Selenicë, dhe policia është nisur për në vendngjarje.
Informacion paraprak
Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.
Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post