Kryeministri, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ka folur edhe për të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj i cili është shpallur i zhdukur nga policia.
Mes të tjerash, Berisha komentoi lajmet ku thuhej se trup i Ervis Martinajt ishte ndarë në 6 pjesë, duke e quajtur si një paaftësi të prokurorisë që nuk dilte me një deklaratë zyrtare për familjen e biznesmenit, ose të përgënjeshtronte lajmin.
Berisha shtoi po ashtu se kishte qenë vetë Rama që i kishte marrë Martinajt lojërat e fatit dhe se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama qëndronte në hijen e këtij biznesi.
“Ia morën lojërat e fatit, Ervis Martinajt dhe tani thotë ku është. Po e di vetë ai se ku është. Olsi Rama është i përfolur nga e gjithë Shqipëria si njeriu në hije i lojërave të fatit. Shko e pyet Batonin se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se ësthë gjashtë copa në prokurori? Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është gjashtë copa në prokurori. E thanë ata që janë Fugat e tij. A nuk ishte Baton Stanishiqi që thoshte se Linda është për presidente?
Ai është zëdhënësi i familjes dhe ky shkruan në gjashtë pjesë. Mirë që shkruan ky, por prokuroria, çfarë prokurorie është kjo për të cilën thuhet se mban një kufomë të ndarë në gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim sepse kontrollohet tërësisht nga Rama. Njeriu cdo gjë që mund t’i ketë ndodhur nuk mund të bëhet kurrë në këtë mënyrë, nëse është në 6 copa, familja njoftohet. Është një kod shekullor”– u shpreh Berisha ndër të tjera.