Gazetarja e ‘Fax News’ Ervina Shehaj ka raportuar se trupi i ektremistit grek Kostandinos Ktasifas ndodhet në agjencinë e funeralit në Zervat dhe pritet që të tërhiqet nga familjarët në mesditë për në banesën e tij në Bularat.
Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme rreth orës 11. Në ceremoni pritet të marrin pjesë rreth dy mijë persona që priten të vijnën nga Greqia.
Trupi i Kostandinos Katsifas do do të përcillet me nderime dhe do të jetë i veshur me uniformë ushtarake, pikërisht uniformën që mbante kur u ekzekutua nga RENEA.
Ndërkohë policia vendore e Gjirokastrës në bashkëpunim dhe me atë të Tiranës kanë marrë të gjitha masat ruajtjen e rendit gjatë ditës së nesërme, ku të pranishëm pritet të jenë edhe pjesëtarë të ‘Agimit të Artë’.
(B.H/Faxweb)