Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos ka mbërritur në tokën shqiptare.
Arkëmorti sapo ka kaluar pikëne kalimit kufitar të Kakavijës, ku është pritur nga një numër i lartë besimtarësh, rreth 500 prej tyre, të cilët e kanë pritur me dafina dhe lule.
Të gjithë janë nisur drejt Gjirokastrës ku pritet të mbahet edhe përshpirtjeje dhe më pas do të transportohet drejt Tiranës.