Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi duket se është emocionuar shumë me detyrën e re, aq sa edhe orën nuk e dallon dot lehtë. Teksa ka marrë fjalën në Kuvend, nga fillimi në fund ajo nuk i ka ndalur lapsuset dhe gafat, të cilat padyshim që kanë rënë dhe në vëmendje të deputetëve të opozitës.
Në një moment ajo i ka tërhequr vëmendjen deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili ishte duke u tallur me fjalimin e saj.
“Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua”
“Patjetër tërmeti e pandemia frenuan shumë aspekte të jetës por ata në asnjë moment nuk na ndaluan që ne të ndalonim punën e parreshtur të qeverisë për të ecur përpara me punët e rëndësishme të këtyre mandateve…”
“Fëmijët janë e ardhmje e Shqipërisë dhe vetëm ata mund ta ngrijnë këtë vend në lartësinë që ne mendojmë që ky vend meriton, prandaj ne si qeveri e ju zotëri që qeshni si parlament, (- I drejtohet Gjekmarkajt) kemi përdetyrë të kërkojmë më shumë nga vetja”.
N”e kemi një armatë fëmijësh e të rinjsh që shpenzojnë energji të madhe për të marrë dije në mjediset e shkollës e për tu zhvilluar si qytetarë, dhe të rinj të qytetuar, të qytetëruar”
Ndërkohë që nuk mungoi as një shprehje e tipit: “Trupi i shëndoshë… Mëndja e shëndoshë në trup të shëndoshë”
(E.K/Faxweb.al)