FaxNews ka mundur të sigurojë pamjet e aksidentit që ndodhi pak çaste m parë në aksin Milot-Thumanë, ku një 70-vjeçar, i cili po lëvizte me motor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një automjet.
Dyshohet se viktima me inicialet P. K, i ka prerë rrugën mjetit, i cili e ka përplasur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNeës, trupi i viktimës gjendet ende i shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës, ndërkohë që vihen re të coptuara mbi asfalt dhe pjesët e motorit, të cilat dëshmojnë fuqinë e përplasjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ndërkohë që pritet puna e grupit hetimor për të bërë të mundur zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
Discussion about this post